1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Për herë të 3 kërkon votë për parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj synon një ditë Qeverinë e Kosovës

Rekomandime

Më 1990 kishte marrë rrugë nga Prizreni. Stacioni ndalues asokohe për Ermina Lekajn kishte qenë qyteti i Rijekës së Kroacisë.

- Advertisement -

Në këto tri dekada ajo nuk është ndalur. Ka rrugëtuar, vetëm se jo që aty! Shtigjet që ka përshkuar e kanë shpjerë në politikë.

Më 5 korrik, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që mbahen në Kroaci, Ermina Lekaj-Përlaskajt i duhet ndihma jo vetëm e familjes që ka tash, por edhe qytetarëve, për të fituar mandatin e deputetes.

Kjo do të ishte hera e tretë për të që bëhet zë i fuqishëm i përfaqësimit të shqiptarëve në parlamentin kroat.

- Advertisement -

“Rikandidimi im prapë në parlamentin kroat ka të bëjë me qëllim të faktorizimit të shqiptarëve në shoqërinë kroate e më gjerë. Kroacia është shtet i BE-së dhe për ne ka një rëndësi të madhe”, janë fjalët e saj të para për intervistën e dhënë për klankosova.tv.

Por si do ta bindë votuesin për herën e tretë? Ajo përgjigjet: “Vazhdimi i projekteve të filluara, avancimi dhe faktorizimi i shqiptarëve në Kroaci, ruajtja e identitetit tonë, mbështetja e shtetit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore”.

- Advertisement -

“Gjatë mandatit tim qytetarët më njohin si një urë lidhëse në mes shtetit kroat dhe shteteve amë, me hapjen e qendrave kulturore shqiptare në Kroaci, mbështetjen e shoqatave shqiptare, me bursa të studentëve, zgjedhjen e problemit të shtetësisë kroate, mbështetjen e bizneseve shqiptare në Kroaci…”

Ajo premton se do ta tejkalojë vetveten në rast se i jepet besimi edhe tash.

“Shqiptarëve ju premtoj që do të vazhdoj me punën time, do ta faktorizoj edhe më shumë komunitetin shqiptar dhe fëmijëve tanë do t’ju jemi themel i ardhmërisë së tyre”.

Synimi i tanishëm i saj është ta fitojë mandatin e deputetes, por ambicia e saj është më e madhe se kaq.

Përveç vetes së saj, ajo thekson se mendon edhe për përfshirjen e shqiptarëve të tjerë në institucionet kroate.

“Gjatë mandatit tim të parë në Kroaci patëm edhe zëvendësministrin e parë shqiptar. Synoj që të rinjtë tanë prapë të jenë pjesë e qeverisë kroate”.

“Ndërkaq në të ardhmen unë synoj të jem edhe pjesë e qeverisë kroate apo kosovare”, ka thënë Lekaj-Përlaskaj.

Relievi që ka përshkuar drejt suksesit, ka treguar ajo, ka qenë me shumë peripeci.

“Pas studimeve kam filluar punën në ujësjellës e ndërkohë jam aktivizuar në Bashkësinë Shqiptare në Rijekë. Duke vepruar si juriste e kuptova se vetëm inkuadrimi dhe përfaqësimi në institucionet shtetërore e përforcon komunitetin shqiptar”.

Duke jetuar për mbi 30 vjet në Kroaci, ajo ka treguar se vizitat në Kosovë i ka të shpeshta, veçan në qytetin e saj të lindjes të cilit i vë edhe epitet.

“Në Kosovë, apo më bukur në qytetin tim më të dashur Prizrenin, jam së paku pesë herë në vit”, ka përfunduar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit