8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përleshja me armë zjarri në Hallaq të Lipjanit, 3 persona në gjendje kritike

Rekomandime

Janë të gatshëm për çfarëdo intervenimi të mundshëm. Forca të shumta të policisë por edhe të njësitit special barikaduan hyrjen në Repartin Emergjent të QKUK-së këtë të premte.

- Advertisement -

Këtu po lejoheshin të hynin vetëm ata që e kishin të domosdoshme, por gjithmonë duke i dhënë të gjitha shënimet e tyre personale.

E krejt ky nivel i shtuar i sigurisë është si pasojë e ngjarjes tragjike që ndodhi në Hallaq të Madh të Lipjanit.

6 të lënduar me armë zjarri u sollën menjëherë në këtë repart, ndërsa 1 tjetër u soll pa shenja jete.

- Advertisement -

E vetëm një nga 6 rastet që u sollen me emergjencë në Spital, u lirua ndërsa të tjerët po vazhdojnë mjekimin.

Nga pacientët të cilët po marrin trajtim në QKUK, 3 nga ta janë në gjendje më kritike dhe u janë nënshtruar operimit.

- Advertisement -

Incidenti në mes të familjes Hoxha dhe asaj Jakupi, ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të premte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit