Për herë të gjashtë në histori, Bayerni e ka fituar trofeun më të çmuar për klube në kontinentin e vjetër, Ligën e Kampionëve.
Mjaftoi një gol i Kingsley Coman në minutën e 59′, që e realizoi me kokë pas asistimit të Joshua Kimmich, për ta kurorëzuar kampionin gjerman edhe me një tjetër titull.
Finalja ishte më se interesante që nga minuta e parë, derisa të dyja skuadrat dhanë dhe treguan gjithçka nga vetja e tyre.
Për PSG-në kjo është humbja e parë në finalen e parë të kësaj gare.
Bavarezët kështu fitojnë tripletën, madje për herë të dytë, pasi edhe në edicionin 2012/2013 e shijuan atë.