3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Për mitantët e VV’së: Leni llafet, po nuk e zhvilluat Kosovën jeni më të padijshëm e më hajna se këta që shkuan

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Nje pjese e konsiderueshme e militanteve te VV’se kujtojne qe histroia fillon me ta, nderkohe çdokush qe punonte me heret ne estabilishment ose qe mendon ndryshe eshte hajn ose kriminel.

Saber, njerez. Ende s’keni ndertu e as be bash asgje. Kur erdhet ne pushtet e gjetet vendin komplet te rindertuar nga shkaterrimet e luftes, gjetet mbi njemije shkolla e çerdhe, mijera kilometra rruge, madje edhe 2 autostrada te standardeve nderkombetare, nje ekonomi te nivelit te rajonit dhe sherbime publike te nivelit rajonal, gjithashtu. Gjetet edhe pagat ne nivel te tille, sikurse plot procese tjera.

Po, eshte vjedhe shume ne kete vend. Por, nje pjese e madhe e njerzve kane punu e jane djersite fort me mbrri ne kete stad, pa be asnje fjale, me vullnet. Njoh mijera qe jane kthy edhe nga perendimi vetem per keto ideale dhe ka vite e vite qe punojne me paga dukshem me te uleta se atje, pa e akuzu askend.

- Advertisement -

Kapni levizni gjanat perpara e leni krekosjet si gjela, llafet e kota e akuzat ne shumicen e rasteve te pabaza.

Tash jeni ne pushtet, per ate ju zgjodhem. Kur ti kaloni dyfish keto te arritura, atehere fitoni kredibilitet me ia drejtu gishtin dikujt. Atehere po ua shenojme simbolikisht qe doni edhe 12 qershorin e 2005’tes ose edhe 14 shkurtin e sivjetem.

- Advertisement -

E nese nuk i tejkaloni, por vetem e degradoni vendin, pa ia lene asnje projekt te mirefillte, dijeni qe jeni me te padijshem dhe jeni tu vjedhe me teper se ata qe ishin deri sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit