1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Për një orë pesë stacione treni në Ukrainë bombardohen nga rusët

Rekomandime

Pesë stacione treni në Ukrainë janë bombarduar nga rusët.Përditësimin e ka bërë kreu i Hekurudhave të Ukrainës i cili ka deklaruar se pesë stacionet e trenit në Ukrainën qendrore dhe perëndimore janë bombarduar mëngjesin e sotëm.

Alexander Kamyshin tha se nga suImet ka edhe VlKTlMA, por deri më tani nuk dihet numri i saktë i tyre.

- Advertisement -

Ai shtoi se të gjitha sulmet ndodhën brenda një ore, duke bërë që 16 trena pasagjerësh janë vonuar.

“Pesë stacione hekurudhore u bombarduan gjatë një ore sot në mëngjes. Mbi 16 trena u vonuan. Raportohen edhe për viktima, detaje më vonë. Rusët vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që stacionet e trenave janë vënë në shënjestër që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në fund të shkurtit.Më herët në prill, të paktën 50 persona, duke përfshirë pesë fëmijë, humben jeten pasi forcat ruse kryen një suIm me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk.

- Advertisement -

Stacioni në Ukrainën lindore po përdorej nga civilë që përpiqeshin të largoheshin nga Iufta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit