6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Përballë Shqipërisë zbulohet qyteza e mistershme, dëshmon legjendën që ndryshoi botën antike

Rekomandime

Në një qytezë turistike italiane, aty ku deti Adriatik takon Jonin dhe ngjyrat e tij mbresëlënëse, legjendat e dikurshme po marrin formën konkrete të dëshmisë historike.

Pikërisht përballë Shqipërisë, qyteza Castro në provincën e Leçes po sjell prej disa vitesh dëshmi gjithmonë e më të qarta të një qytetërimi të hershëm, dhe deri më tani mitik, shenjat e të cilit i kanë rezistuar mijëvjeçarëve, dhe që lidhet me heroin trojan Enea.

- Advertisement -

Qysh nga tregimet e autorëve klasik si Virgjili, thuhet se princi trojan Ene Ankiziadi, i shpëtoi i shkatërrimit të qytetit të tij nga grekët duke udhëtuar në Mesdhe në kërkim të një strehimi afatgjatë.

Gjatë udhëtimit, Enea ndaloi në Butrintin e sotëm, dhe më pas iu drejtua brigjeve italiane, para se të përfundonte në Kartagjenë.

Deri më sot vendi i parë ku kishte ndalur në Itali ishte thjesht një hipoteze, dhe përshkruhej si një “port i dominuar nga një kep mbresëlënës, ku në maj ndodhej tempulli i perëndeshës Minerva”, e ngjashme me Athinën e mitologjisë greke.

- Advertisement -

Sot rrënojat e atij tempulli duket se po nxirren në dritë pikërisht në qytezën e Kastros, dhe “vulën” ia ka dhënë , përtej artefakteve të ndryshme, pikërisht gjetja e statujës gjigante të perëndeshës pagane, e veshur jo si grekja Athinë por si varianti i gjendur në Trojën mitike.

Gjetje këto që po vlerësohen maksimalisht nga arkeologët italianë, si nga më të rëndësishmet e dekadave të fundit.

- Advertisement -

Muret më të lashta duket se i përkasin epokës së Bronxit, me shtresëzime që shkojnë deri në shekullin IV p.e.s., ndërkohë që vetëm një porcion i vogël është gërmuar, ndërkohe që pjesa tjetër tashmë është mbuluar nga qyteti aktual.

Provinca e Leçes bën pjesë në atë që historianët quajnë Mesapia, territori ku ka jetuar dhe lulëzuar me shekuj fisi i Mesapëve, që mendohet të jetë me origjinë ilire, deri në pushtimin dhe asimilimin kulturor të Romakëve. Pikërisht Enea, që cilësohet si babai legjendar i tyre, rrugëtimin e tij e ka përshkuar pikërisht në territore ilire.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit