4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Për shpenzimet e deputetëve të LVV-së, Kurti: Të zgjedhurit e popullit duhet ta ruajnë kuletën e shtetit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me shpenzimet e disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat u publikuan gjatë të enjtes në medie, ku pasqyrohej lista mjeteve të ndara për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, për deputetët që janë deklaruar se nuk jetojnë në Prishtinë.

- Advertisement -

Kurti gjatë konferencës për medie ka thënë se e kupton indinjatën e qytetarëve, por sipas tij është i padrejtë piketimi i një deputeti të veçantë në lidhje me këto shpenzime, pasi të tilla shpenzime ka pasur më shumë se një dekadë.

“Shefja e GP të LVV-së ka bërë të ditur se të gjithë deputetët tanë do të tërhiqen vullnetarisht nga kompensimi i tillë dhe ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit rishikimin e këtij vendimi. E kuptoj që shpenzimet e tilla mund të kenë qenë nga kuvendet e kaluara. Sidoqoftë këto pagesa duhet rregulluar dhe Kuvendi duhet të merr veprime për të ndryshuar rregulloret e kompensimit për deputetët. E kuptoj plotësisht indinjatën e qytetarëve për këto shpenzime, por në të njëjtën kohë është e padrejtë piketimi i ndonjë deputeti të veçantë, ose deputeteje të veçantë për një vendim që është i vitit 2011. Më shumë se një dekadë kemi pasur shpenzime të tilla”, tha kryeministri Kurti.

Kurti tha se është detyrë e secilit në vend, sidomos e personave të zgjedhur dhe shërbyesve civil që ta ruajnë kuletën e shtetit.

- Advertisement -

“Ata duhet të jenë shembull për qytetarët. Si ekzekutiv, ne e kemi bërë këtë, fillimisht me vendimin për uljen e pagave për kabinetin qeveritar. Ju jeni dëshmitarë për uljen e shpenzimeve të shpenzimeve pikërisht kur janë rritur të hyrat, si nga Dogana, Administrata Tatimore e nga eksportet e shtuara dhe investimet e huaja të rritura. Prandaj, besoj që deputetët e zgjedhur nga populli duhet të jenë shembull për të gjithë dhe qytetarët presin edhe më shumë edhe më mirë prej tyre”, theksoi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit