Gatronomët në Gjakovë nga sonte do të shërbejnë shujta dhe pije për mjekët kujdestarë dhe repartet e ndryshme në këtë komunë të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë përballë rrezikut të shtuar në Spitalin e Përgjithshëm.
Në një njoftim ata kanë thënë se me ratocion me lokalet e tjera do të kujdesen për heronjët me mantilëbardhë.
Postimi:
Çdo natë do të përkujdesemi për mjekët kujdestarë dhe repartet e ndryshme në Gjakovë, të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë përballë rrezikut të shtuar Spitali i Përgjithshëm Gjakovë
Edhe pse si gastronomë jemi shumë të dëmtuar nga masat dhe rregulloret e reja, ne e kuptojmë rrezikun që na kanoset dhe me mundësitë tona me rotacion do të përkujdsemi për heronjtë tanë
Shujta për sonte u mundësua nga specialitetet e Shtëpia e peshkut Oktapod dhe pije nga N’pyll
Ju lutem të keni kujdes në zbatimin e rekomandimeve dhe bashkë të adaptohemi në normalitetin e ri ku në çdo lëvizje/dalje apo aktivitet të kemi parasysh që:
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
RESPEKTIMI I DISTANCËS SOCIALE!
RESPEKTIMI I HIGJIENËS PERSONALE!