8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mjegulla në Bruksel, pse Kurti flet ndryshe e BE-ja ndryshe për takimin me Vuçiqin

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti tha dje në Parlament se takimi me Vuçiqin, që pritet të ndodhë pas pak ditësh në Bruksel, nuk do të jetë takim i dialogut, por vetëm diskutim mbi formatin se si do të realizohet dialogu i ardhshëm. Por ndryshe mendon i Dërguari Special i BE-së për të njëjtin dialog, Miroslav Lajçak.

Emisari sllovak dje ka postuar një fotografi me presidentin Aleksander Vuçiq, mbi të cilën ka shkruar se ka pasur diskutim të thellë për takimin e ardhshëm të dialogut.

- Advertisement -

“Diskutim i thellë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, rreth takimit të ardhshëm të dialogut dhe më tej”, ka shkruar Lajçak.

Për më tepër, Lajçak në konferencën e mbajtur në Prishtinë para tre ditësh tha se ka ardhur në vizitë pikërisht për të përgatitur takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq.

- Advertisement -

Por ndryshe po mendon shefi i ekzekutivit kosovar Albin Kurti, pasi sipas tij nuk do të ketë kurrfarë dialogu me Vuçiqin në mesin e këtij muaji, por vetëm diskutim mbi formatin se si do të zhvillohet dialogu.

“Takimi i mesit të qershorit që është paralajmëruar sërish nuk është paraparë të vazhdojë dialogun e moçëm apo me të moçmen por është diskutim mbi formatin dhe ecurinë e bisedimeve në të ardhmen. Pra, nuk është takim i dialogut të ardhshëm për takim për dialogun e ardhshëm. Për këtë format ne duhet të jemi të përgatitur si me platformë ashtu edhe me strategji por nuk jemi në atë fazë. Tash pa u ulur ende në takim për dialog me nxjerr platformë e strategji është gabim në hapa, prandaj nuk bën që para takimit për dialog të nxjerrim platformë e strategji”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Kryeministri kosovar dhe presidenti serb janë përpIasur në distancë lidhur me temën më të nxehtë të negociatave atë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kurti tha se “nuk mund të ketë asociacion njëetnik në Kosovë dhe se është i domosdoshëm integrimi i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik”.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e Vuçiqit, i cili tha se Kurti nuk ka pse të shkojë në Bruksel, po të mos flasë për Asociacionin e komunave serbe.

“Nëse Kurti thotë se nuk dëshiron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por që ne ta njohim Kosovën, atëherë ai nuk ka pse të vijë. Dhe nëse ata presin që unë ta bëj atë, atëherë ata as nuk kanë nevojë që të më ftojnë”, deklaroi Vuçiç, duke shtuar se ai nuk e ka problem të diskutojë rreth të gjitha çështjeve tjera të rëndësishme, siç është problemi i të zhdukurve”, ka thënë Vuçiq.

Deri në ditën e takimit mbetet në mjegull nëse Kurti dhe Vuçiq do të kenë takim të dialogut apo diskutim mes palëve për format të ri të dialogut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit