1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përballja e parë e Osmanit me LDK – në pas shkarkimit

Rekomandime

Vjosa Osmani sot ka drejtuar seancën plenare, ajo ka replikuar me disa deputetë të LDK-së.

- Advertisement -

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, është ballafaquar për herë të parë me LDK-në pas shkarkimit të saj nga dy pozitat udhëheqëse në Lidhjen Demokratike të Kosovës; nënkryetare dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm.

Në seancën plenare ajo replikoi shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashin pasi ai kërkoi që deputeti Artan Abrashi të përjashtohet për shkak të përdorimit të fjalës, “Koti”, Osmani tha se duhet kërkuar edhe interpretim procedural për gjuhën joparlamentare edhe për fjalën e Gashit drejtuar Osmanit, “A je ti normal”, tha Osmani.

Më pastaj, Osmani replikoi edhe me zv-kryeministrin e Kosovës, Driton Selmanaj.

- Advertisement -

Në fjalimin e saj, Osmani, ishte më e ashpër ajo për kryeministrin aktual, Avdullah Hotin, tha se Hoti e ka quajtur PAN-in”bandë kriminale”, ndërsa sot qeverisë me ta.

“Personi që është kryeministër e kishte quajtur PAN-in bankë kriminale, sot qeverisë me ta”, ka thënë Osmani në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Përplasjet mes Osmanit dhe strukturës e deputetëve të ndryshëm të LDK-së ka ekzistuar edhe në kohën kur Osmani ishte nënkryetare. Mos-pranimi i politikave të LDK-së nga Osmani ka krijuar kundërshtime brenda partisë së Isa Mustafës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit