19.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Përçarje në PDK – Xhavit Haliti kundër Memli Krasniqit

Rekomandime

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti nuk pajtohet me idenë e kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqi, rreth përbërjes së re të Kryesisë së PDK-së.

Në ditën kur u bë kryetar, në fjalimin e tij të parë, Krasniqi paralajmëroj se pjesë e Kryesisë nuk do të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

E këtë gjë nuk e beson Haliti. Por nëse del të jetë e vërtetë, atëherë ai ka mospajtime.

Në një prononcim Haliti ka thënë se nuk e ka dëgjuar Memli Krasniqin të ketë thënë diçka të ngjashme.

Madje, ai ka akuzuar gazetarët që po keqinterpretojnë të vërtetën.

- Advertisement -

“Unë nuk e kam dëgjuar zotëri Krasniqin që ka tha një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Por, sipas tij, kryetari nuk mund të vendos për kryesinë e re.

- Advertisement -

“Nuk mundet me vendos Kryetari apo kushdo tjetër se kush do të jetë anëtar i Kryesisë. Ata votohen nga Këshilli Drejtues. Kryetari i propozon por Këshilli vendos se kush do të jetë pjesë e Kryesisë”, ka thënë Haliti

E Krasniqi patë deklaruar se anëtarët e ri në Kryesin e Partisë nuk do të kenë asnjë detyrë në institucionet e vendit.

“Sot beteja kryesore është në Kuvendin e Kosovës, andaj në bindjet e mija, në vizionin tim, deputetët duhet ta kenë tërë vëmendjen në Kuvendin e Kosovës, derisa Kryesia e Partisë duhet të jetë trup ekzekutive e përberë nga zyrtarët e partisë që nuk kanë angazhime institucionale në këtë fazë”, është shprehur ai.

Bazuar në këtë deklaratë, i bie që 19 deputetët e PDK-së nuk do të kenë mundësin të jenë pjesë e Kryesisë së Partisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit