6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Përçarje të reja brenda koalicionit, Meliza Haradinaj i quan absurde masat e reja të Hotit

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka dalë kundër propozimit për izolim të qytetarëve që kthehen nga Shqipëria, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde.

“Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë. Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi”, ka thënë ajo.

“Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza. Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë”, shtoi ajo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit