1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Perëndimi ka vetëm dy rrugë”, ky është skenari për Kosovën dhe Serbinë

Rekomandime

“Perëndimi ka vetëm dy rrugë: ose ti imponoj Serbisë normalizimin e raporteve me Kosovën ose ta izoloj Serbinë nga aspekti politik e diplomatik dhe nga zhvillimi ekonomik ndërkombëtar, duke mos i dhënë as mundësinë për integrim në BE”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Profesori i së drejtës dhe analisti politik, Blerim Burjani, i ka komentuar deklarimet e fundit të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Matthev Palmer, i cili ka thënë se nuk është reale të pritet njohja e Kosovës nga Serbia në këmbim të heqjes së taksës.

Madje sipas tij, problemi i njohjes nga Serbia nuk mund të vijë aq shpejt dhe aq lehtë, duke përmendur fillimisht disa punë të tjera që duhet kryer. “Nuk është reale. Problemi i njohjes nuk është diçka që vjen shpejt dhe lehtë për Kosovën. Njohja reciproke do të jetë një çështje shumë e vështirë për ta diskutuar. I vetmi vend ku ajo mund të arrihet, nuk janë as mediet, as gazetat e as televizionet, por tavolina e negociatave”, ka thënë Palmer.

Sido qoftë Palmer ka bërë të ditur se SHBA-të nuk mbështesin temën e hapur për ndryshim kufijsh, për të cilën temë insiston pala serbe.

- Advertisement -

“Sa për SHBA-në, rishikimi i statusit të Kosovës nuk është synim i negociatave. Synim i bisedimeve është të definohen elementet e një raporti normal ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka potencuar Matthev Palmer, duke rikujtuar se SHBA-ja është e interesuar për normalizim të raporteve dhe nuk do të imponojë ndonjë parametër për arritjen e marrëveshjes.

Blerim Burjani

E sipas Blerim Burjanit, me këto deklarime të zyrtarit amerikan, bëhet shumë e qartë që rruga deri te marrëveshja me Serbinë do të jetë shumë e vështirë, sidomos kërkesa për njohjen e Kosovës nga shteti serb.

- Advertisement -

“Nuk jam optimist se do të ndodhë njohje nga Serbia. Këto dy vende do të mbeten në një konflikt të ngrirë edhe për një kohë të gjatë , dhe nuk dihet se kur mund të ndodhë ndonjë normalizim domethënës i raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, vetëm një politikë e “dorës së fortë“ ndërkombëtare mbi Serbinë, do të mundë të ndikonte që ky shtet të lëvizë pozitivisht drejtë normalizimit të raporteve me Kosovën dhe njohjen, ndryshe gjendja e njëjtë do të vazhdojë tepër gjatë.

“Duket se Serbia nuk do të ndryshoj qëndrimin, nuk do të lëshon pe pa vendosjen e sanksioneve të fuqishme ekonomike dhe politike ndaj saj. Perëndimi e ka lëshuar shansin që ta akuzon Serbin për krimet e luftës ndaj të gjithë popujve të tjerë në ish jugosllavi, aty ku shpërtheu lufta. Tani është vështirë, nuk mund të pritet asgjë nga kjo temë as rreth çështjes së Kosovës. Ndaj Serbisë deri më tani nuk ka pasur asnjë presion real, për ta kushtëzuar, duke ia thënë qartë se po që se nuk e njeh realitetin e Kosovës do të izolohet skajshëm dhe nuk do të ketë integrim në BE,” ka potencuar Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, derisa nuk vendoset një kusht kaq serioz ndaj shtetit serb, problemi mes Kosovës dhe Serbisë do të mbetet temë e nxehtë dhe shqetësuese për rajonin.

“Kjo çështje gjithsesi do të mbetet problem i hapur për një kohë të gjatë, pra do të mbetet problem i madh rajonal dhe në pamundësi për ndonjë zgjidhje reale në mes të dy vendeve. Gjithsesi që duhet të koordinohen më mirë dhe më fuqishëm SHBA-të dhe BE-ja për ta gjetur formulën e presionit por edhe të karotës në raport me Serbinë, e cila është e zhytur edhe gjenetikisht në urrejtje, dhe në lakmi për zaptim të territoreve të huaja. Perëndimi ka vetëm dy rrugë: ose ti imponoj Serbisë normalizimin e raporteve me Kosovën ose ta izoloj Serbin nga aspekti politik e diplomatik dhe nga zhvillimi ekonomik ndërkombëtar, duke mos i dhënë as mundësinë për integrim në BE”, përfundoi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit