1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përfaqësia e CNBC në Indi flet për Iuftën në Ukrainë, teksa raporton rrejshëm për atë të 1999-ës në Kosovë

Rekomandime

Një përfaqësi e CNBC në Indi ka bërë një përmbledhje të gjykimeve të KRlMEVE të Iuftës që kanë ndodhur gjatë shekullit 20 dhe fillimshekullit 21.

Në këtë përmbledhje është përmendur edhe Iufta e fundit në Kosovë, ku sipas tyre në rastin e Kosovës del se KRlME ka bërë veç UÇK-ja dhe se gjykata e vetme që është marrë me Iuftën është Gjykata Speciale.

- Advertisement -

“Konflikti” sipas tyre cilësohet shqiptaro-serb. Serbia dhe Sllobodan Millosheviqi nuk përmenden dhe as Tribunali i Hagës, gjykatë që po e akuzonte atë për KRlMET e kryera në Kosovë, e që vdiq gjatë gjykimit.Këto dezinformata po jipen gjatë kohës derisa Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

“Lufta e Kosovës zhvendosi pothuajse 90 përqind të popullsisë në rajonet e përfshira në konfliktin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Brutaliteti i Iuftës është kryesisht i dokumentuar”, thuhet në përmbledhjen e tyre në lidhje me Kosovën.

- Advertisement -

“Në vitin 2021, gjykimet përfshin ish-Iuftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për KRlME Iufte dhe frikësim të dëshmitarëve, ku dhe u hapën në Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Luftërat tjera që përmenden në këtë artikull janë: Lufta Etiopi-Tigra (që ka nisur nga 2020 dhe vazhdon), Lufta Nagorno-Karabakh, Lufta Civile në Siri (e nisur më 2011 që vazhdon), Lufta Civile në Shri Lanka (1983-2009), Lufta Izrael-Gaza (2021) dhe Lufta Sudan-Darfur (2003).

- Advertisement -

India është shtet mosnjohës i pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit