11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Përfaqësuesi i malazezëve i thotë Kurtit të mos poshtërohet si paraardhësit e tij, që u ndikuan nga Milan Radoiçiqi

Rekomandime

Presidenti i Asociacionit të Malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujiçiq, nëpërmes një e-maili drejtuar mediave, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta marrin për bazë strategjinë për këtë komunitet.

- Advertisement -

Ai thotë se kryeministrat e kaluar kanë rënë në grackën e Milan Radoiçiqit të Listës Serbe.

“Milan Radoiçiq, nëpërmes Listës Serbe, me të gjithë ish-kryeministrat e Kosovës, ka ndaluar implementimin e Strategjisë së Integrimit dhe Afirmimit të Komunitetit Malazez në Kosovë, me urdhra direkt të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne kemi dëshmi bindëse për këtë”, ka thënë në e-mailin e tij përfaqësuesi i malazezëve.

Ai thotë se pret nga Kurti një qasje tjetër, duke e zbatuar strategjinë, që pret nga viti 2016.

- Advertisement -

“Ne duam të besojmë se kryeministri Kurti nuk do të lejojë të poshtërohet si paraardhësit e tij, kështu që presim që urgjentisht të urdhërojë implementimin e strategjisë së lartpërmendur, për të cilën presim nga viti 2016”, ka thënë Vujiçiqi.

Por, Vujiçiqi së paku shihet i përcjellë në aktivitetet e tij nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj kur në maj të 2019-s kishte hapur Qendrën për Zhvillim të Komunitetit Malazez në Prishtinë. Për më tepër aty ishte edhe atëherë ish-presidenti Hashim Thaçi, që ishte më parë kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit