16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Çnjerëzore të mbrosh ministrin Vitia kur vdesin 18 qytetarë në ditë”

Rekomandime

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministri Besnik Bilsmi, e kanë lavdëruar punën e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia përgjatë pandemisë, e të dy kanë thënë se edhe do ia heqin kapelën.

- Advertisement -

E analisti Fitim Salihu përmes një postimi në Facebook ka thënë se është ‘morbide dhe çnjerëzore ta m mbrosh një ministër të shëndetësisë në ditën kur nga covidi vdesin 18 qytetarë’.

Salhu ka thënë se Qeveria po fajëson qytetarët për rritjen e numrit të rasteve me Covid, ndërkohë që janë këta qytetarë që votuan më 14 shkurt që kjo Qeveri të punojë.

Reagimi i Fitim Salihut:

- Advertisement -

Eshte goxha morbide, çnjerezore dhe e pandjeshme ta mbrosh nje minister te Shendetesise ne diten kur nga Kovidi vdesin 18 qytetare te Kosoves, fqinj tone, miq tone, familjare tone, te njohur tone. Eshte e pasinqerte t’i fajesosh qytetaret per rritjen e numrit te infektimeve, nderkohe qe i ke marre meritat per uljen e numrit te infektimeve vetem para pak javeve.

Nuk eshte faji i qytetareve qe nuk ka termine te lira per vaksinim. Nuk eshte faji i qytetareve qe jane hequr krejt masat mbrojtese tash e dy muaj. Nuk eshte faji i qytetareve qe ekziston vetem nga nje qender vaksinimi per qytet. Nuk eshte faji i qytetareve qe ministri i Shendetesise po e braktis gjendjen emergjente shendetesore dhe po dezerton ne garen per kryetar te Prishtines.

- Advertisement -

Nuk mund te fajesohen qytetaret qe nuk po kujdesen e po shkojne neper dasma kur, vetem pak dite me pare, ministri i Shendetesise, ky qe po e lavdoni, ka shkuar vete neper dasma. Nje qeverisje qe e drejton gishtin e akuzes nga qytetaret nuk eshte qeverisje per qytetaret. Me 14 shkurt po keta qytetare qe sot po i fajesoni ju kane votuar per te punuar. Jo per t’i fajesuar per mospunen dhe deshtimet tuaja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit