1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përfshihet edhe Milaim Zeka: Këto mesazhe i ka dërguar Vjosa Osmani këshilltarëve të Merkelit kundër Isa Mustafës!

Rekomandime

Ish-deputeti Milaim Zeka është përfshirë në debatin që po ndodhë brenda LDK’së, e për deklaratën që nënkryetarja e Lidhjes Demokratike Vjosa Osmani e dha mbrëmë në Pressing për letrat që sipas saj zyrtarë të partisë kanë dërguar kundër saj në Washington.

- Advertisement -

Zeka ka shkruar në Facebook se në bazë të burimeve që ai ka në Berlin dhe Paris, është vetë Osmani që ka dërguar mesazhe te kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Sipas ish’deputetit në këto mesazhe Osmani ka kërkuar nga Merkel që të bëjnë presion ndaj Isa Mustafës që të mos prish koalicionin me LVV-në.

“Mesazhe te njëjta ka dërguar edhe tek raportuesja gjermane për Kosovën, ne Parlamentin Evropian”, ka shkruar Zeka.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit