Tashmë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta në të gjitha vendvotimet në Kosovë. Kjo është bërë e ditur përmes web faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 202 mijë e 968 vota apo 25.49 për qind.
Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 702 vota apo 24.82 për qind.
Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur që t’i marrë 169 mijë e 211 vota apo 21.23 për qind.
Koalicioni AAK-PSD ka arritur që t’i marrë vetëm 92 mijë e 149 vota apo 11.57 për qind.
Lista Serbe 52 mijë e 620 vota, apo 6.61 për qind
NISMA – AKR – PD, 39 mijë e 495 vota, 4.96 për qind.