6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Përfundon pushteti i Netanyahut pas 12 vitesh, ky është kryeministri i ri izraelit

Rekomandime

Parlamenti izraelit është mbledhur për t’u betuar për Qeverinë e re, me kryetarin e partisë ‘Yamina’, Naftali Bennett në krye, duke e rrëzuar nga pushteti kryeministrin Benjamin Netanyahu pas 12 vitesh në pushtet, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Koalicioni i ri qeverisës, i cili është vendosur të betohet pas një votimi besimi të Knesset, do të përbëhet nga tetë parti – Yamina, Yesh Atid i Yair Lapid, Shpresa e Re, Laburistët, Meretz, Lista e Bashkuar Arabe, Kahol Lavan dhe Yisrael Beiteinu.

Qeveria e re Bennett-Lapid fitoi votën e besimit të Knesset, me 60 vota pro, 59 kundër dhe një abstenim. Pasi të ketë marrë besimin e Knesset, qeveria e re, me Naftali Bennett të Yamina si kryeministër, tani do të betohet, duke rrëzuar Benjamin Netanyahu pas 12 vjetësh në detyrë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit