-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përfundon takimi i Kurtit me opozitën, në takim nuk mori pjesë Haradinaj

Rekomandime

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare, i cili u mbajt me ftesë të kryeministrit Kurti.

- Advertisement -

Në këtë takim i cili ka nisur dikur rreth orës 10:00, ishin të prezent vetëm kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ishte i pranishëm, ndërkaq nuk janë bërë të ditur arsyet e mospjesëmarrjes së tij në këtë takim.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri.

- Advertisement -

Ndryshe pas përfundimit të takimit askush nuk është prononcuar për media. /Telegrafi/

Situata në veri, Kurti takon liderët e opozitës

- Advertisement -

Tensionimi i situatës në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave, do të mbledh sot në takim kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive opozitare.

Ky takim siç mëson Telegrafi do të mbahet sot gjatë paradites në Zyrën e Kryeministrit, ku do të diskutohet për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dje i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të mbledhë spektrin politik në vend.

“Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kryeministri Kurti, gjatë një konference për media, të shtunën tha se Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar që rrezikon të marrë përmasa rajonale.

“Serbia qartazi dëshiron të militarizojë dhe të e eskalojë situatën. Po sjell deri afër kufirit të Kosovës edhe helikopterë e avionë të prodhimit rus. Nëpërmjet këtyre sulmeve, provokimeve ku përdoren qytetarët e Kosovës, Serbia provokon konflikt serioz ndërkombëtar, që rrezikon të marrë përmasa rajonale”, tha Kurti.

Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, vendimet që do të ndërmerren karshi situatës së krijuar do të jenë në përputhje e me vlerësimet që i bëhen situatës së sigurisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit