9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Marrëveshja e Kobe Bryant me gruan e tij: Të mos udhëtojnë kurrë bashkë me një helikopter

Rekomandime

Legjenda e ndjerë e basketbollit, Kobe Bryant, i kishte përdorur helikopterët për të udhëtuar nëpër Los Angeles, mirëpo ajo dhe bashkëshortja e tij Vanessa Bryant ishin marrë vesh të mos udhëtonin kurrë bashkë.

Kobe Bryant, i cili vdiq bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Giannas dhe shtatë njerëz të tjerë që po udhëtonin me helikopterin që u rrëzua, e ka lënë prapa vetes gruan e tij 37-vjeçare Vanessan, dhe tri vajzat – 17-vjeçaren Natalia, trevjeçaren Bianka dhe Caprin, e cila lindi në qershor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

“Ai dhe Vanessa kishin bërë marrëveshje të mos udhëtonin kurrë bashkë me një helikopter”, ka thënë një burim për revistën People për çiftin që u martua në vitin 2001.

Kobe Bryant

Radari sugjeroi se helikopteri e kishte arritur lartësinë prej 701 metrave të dielën në mëngjes, para se të rrëzohej.

Rrënojat e helikopterit u gjetën në lartësinë prej 331 metrave, sipas Jennifer Homendy nga Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB).

- Advertisement -

Hetuesit e NTSB-së shkuan në vendin ku gjenden rrënojat e helikopterit në Calabasas për të grumbulluar dëshmi.

Disa ekspertë sugjeruan se piloti mund të jetë hutuar shkaku i mjegullës, mirë Homendy ka thënë se ekipet hetuese do të kërkonin gjithçka për ta gjetur shkakun: nga historia e pilotit deri te motorët e helikopterit.

- Advertisement -

“Piloti u kishte kërkuar kontrolluesve të trafikut ajror t’i ofrohej ndjekje përmes ndihmës së radarit para se ta fillonte ngjitjen, mirëpo atij i ishte thënë se aeroplani ishte shumë ulët për ta marrë këtë ndihmë”, ka thënë Homendy.

“Pas rreth katër minutave, piloti tregoi se ata ishin duke u ngjitur për t’iu shmangur një shtrese resh.

Kur kontrolluesit e trafikut ajror e pyetën se çfarë po planifikonte të bënte, nuk morën përgjigje.

Të dhënat nga aradari sugjerojnë se helikopteri u ngjit në 701 metra lartësi dhe pastaj filloi të kthehej në të majtë. Kontakti i fundit me radar ishte rreth orën 9:45”.

Dy minuta më vonë, dikush përreth asaj zone e kishte telefonuar policinë për ta raportuar helikopterin e rrëzuar.

Shumë ekspertë e kanë vënë në dyshim nëse helikopteri duhej edhe të ishte nisur, pasi që kishte shumë mjegull atë ditë, aq sa vetë departamenti i policisë kishte vendosur të mos kishte kontrollime me helikopterë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit