10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Përfundon takimi me “Srpskan”, Vuçiq paralajmëron zhvillime javën e ardhshme

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka folur pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e Listës Serbe.

- Advertisement -

Sipas Vuçiq “pakënaqësia dhe zemërimi i serbeve ka arritur kulmin për shkak të shkeljes së marrëveshjeve për targat dhe marrëveshjet e tjera”.

“Dëgjova dhe u përpoqa të shpjegoj situatën në të cilën ndodhemi dhe të gjej zgjidhje që ata të jetojnë më lehtë, dhe veçanërisht janë të indinjuar nga arrestimi i pjesëtarëve të popullit serb. Është një përpjekje për të pastruar veriun e Kosovës nga të gjitha ata që do të mund të kundërshtojnë një ditë. Kam frikë se disa njerëz nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodh në Kosovë. Thelbi është formimi i Asociacionit, dhe ndërprerja e rrezikimit të sigurisë së popullatës serbe”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të bëjë një adresim më të gjatë pas bisedave që do ti zhvillojë, meqë sot ka qenë e pamundur të dilet në një qëndrim të përbashkët.

- Advertisement -

“Javën e ardhshme do të kemi një adresim më të gjatë. Së pari kam pasur konsultime dhe bisedime me Listën Serbe dhe me autoritetet tona”, ka thënë Vuçiq./Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit