16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Përfundon takimi në rezidencën e Hovenierit për Asociacionin

Rekomandime

Ka përfunduar takimi joformal në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier në Prishtinë.

- Advertisement -

Ambasadori amerikan ka pritur përfaqësues politikë të Kosovës dhe të shoqërisë civile, e ku të pranishëm kanë qenë edhe ambasadorë të vendeve tjera aleate të akredituar në Kosovë.

Ky takim formal është mbajtur në shenjë mirënjohjeje për pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin të mbajtur më 31 janar në Ambasadën amerikane, raporton transmetuesi publik.

Pas përfundimit të takimit askush nga pjesëmarrësit nuk është prononcuar për media.

- Advertisement -

Dhjetë ditë më parë ishte mbajtur një takim në selinë e ambasadës amerikane rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me liderë politikë, zyrtarë shtetëror dhe diplomatë e organizata të shoqërisë civile.

Në atë takim ambasadori amerikan kishte thënë se nuk pajtohet që Asociacioni të jetë monoetnik, por ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë vizionin e saj për këtë temë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit