5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

PërIeshje fizike në Kuvendin e Shqipërisë: Eskalon situata mes dy deputetëve

Rekomandime

Seanca plenare u ndërpre sot pas akuzave të deputetit të PD, Ervin Salianji, ndaj socialistit Erion Braçe. Një debat i nisur për etikën, vazhdoi më pas kur Salianji ngriti akuza të forta ndaj deputetes Klotilda Bushka, Taulant Ballës dhe Erion Braçes.

“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur kryeministri i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet.

- Advertisement -

Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll.

Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. Ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, del në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin.

A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta”, tha Salianji.

- Advertisement -

Braçe, i cili ishte nisur të dilte nga salla e parlamentit, është kthyer dhe ka tentuar t’i afrohet për ta qëlluar, nga ana tjetër dhe Salianji është afruar, por ka ndërhyrë Garda e Republikës.

Pas përplasjes me Braçen, Salianjit iu tërhoq vëmendja me paralajmërim për t’u nxjerrë jashtë sallës së Kuvendit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit