3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Përkrahësi i aksionit policor në veri bëhet njeriu kryesor në Austri (VIDEO)

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Karl Nehammer, nga sot bëhet kryetari i Partisë Popullore që është subjekti më i votuar në Austri dhe mban pushtetin.

Nehammer ishte ndër zyrtarët e rrallë të një shteti të Bashkimit Evropian i cili publikisht kishte përkrahur Kosovën për vendosjen e Njësisë Speciale në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e automjeteve me Serbinë.

- Advertisement -

Këto deklarata ai i kishte bërë gjatë vizitës që e kishte në Prishtinë gjatë kohës sa ka vazhduar bllokada në pikat kufitare 1 edhe 31, njofton Klankosova.tv.

Nehammer merr drejtimin e Partisë Popullore pasi ish-kancelari austriak Sebastian Kurz sot zyrtarisht i jep fund karrierës politike.

Më poshtë mund ta shihni kronikën e realizuar nga Klan Kosova në ditën kur ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë ishte në Kosovë.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit