8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rama thotë se krahasimi i “Ballkanit të Hapur” me “Jugosllavinë e re” është absurditet

Rekomandime

“Qarkullimi i lirë i qytetarëve, i mallrave dhe i kapitaleve ishte diçka e siguruar në Jugosllavi. Atëherë i bie që BE-ja na qenka Jugosllavia ndërkohë. Ky është një krahasim absurd, i panevojshëm dhe i pakuptimtë, por thjesht një lojë fjalësh për të cenuar pikërisht këtë nismë”.

Kështu u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama në Kuvend, këtë të enjte, në interpelancën e thirrur nga deputeti Tritan Shehu për “Ballkanin e Hapur”.

- Advertisement -

Më tej, Rama u shpreh se kjo nismë është interes kombëtar dhe publik.

“Jo Rusia, jo Kina, jo dreqi dhe shejtani. Sesi mund të jetë një vizion rus apo kinez vizioni i Procesit të Berlinit, unë nuk e di. Unë di se “Ballkani i Hapur” është një njësi zbatimi e shteteve të Procesit të Berlinit. Kosova humbet një shans edhe për atë çka përbën problemin më të madh që ne kemi me Serbinë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit