Ditë më parë u publikua në rrjetet sociale video e një përkrahësi të Lëvizjes Vetëvendosje i cili duke bërë fushatë nëpërmjet një video live në rrjetet sociale e përplasi me veturë një qen endacak në rrugë.
E pasi ajo video u bë virale e u kritikua shumë, personi në fjalë ka bërë edhe një video tjetër ku ka shpërthyer në ofendime.
Ai i ka quajtur mbështetësit e PDK-së me termin “zagarë” dhe ka thënë se qeni që e ka përpIasur me veturë ka qenë “i PDK-së”. /Reporteri.net