9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përkrahësit të VV’së dhe ‘klasorit’ të Kurtit, komentuesit i kërkojnë llogari: Gjonbalaj, qysh mbetë puna e 50 milionë eurove?

Rekomandime

50 milionë euro, kjo është shuma e madhe që një mërgimtar nga Kosova në SHBA premtoi se do t’i sjellë në vend, nëse fiton Albin Kurti. Gazmend Gjonbalaj, i cili kryeministrin e ri e ka pasur edhe në fakultet, e uroi së fundi për postin e ri. Mirëpo, komentuesit në rrjete sociale po i kërkojnë atij paratë që i premtoi, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gazmend Gjonbalaj të hënën në u deklarua rreth Albin Kurtit, duke e uruar atë për zgjedhjen Kryeministër përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Kosovë, urime zgjedhjen e qeverisë së re! Jam i entuziazmuar me kapitullin e ri të Kosovës, si dhe për mua personalisht”, kishte shkuar ai.

Mirëpo, personi që tha se do të investojë me 50 milionë në Kosovë, nëse fiton lideri i Vetëvendosjes, nuk i përmendi paratë e as investimet që i kishte premtuar.

- Advertisement -

“Unë do të dal në zgjedhjet e 6 tetorit dhe do të votojë Albin Kurtin, mikun tim dhe shokun nga fakulteti. Nëse ai fiton, do të investoj me 50 milionë euro në Kosovë”, kështu kishte thënë pak para zgjedhjeve, përkrahësi i VV’së.

E rreth kësaj i kanë reaguar komentuesit dhe miqtë që i ka Gjonbalaj në Facebook. Ata po kërkojnë që paratë t’i sjellë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -


“Qysh met puna e qatyne parev”, ka shkruar një prej personave.

Deri tash, Gjonbalaj nuk ka reaguar apo deklaruar publikisht se a do t’i sjellë ose jo paratë dhe investimet që i premtoi, ndërsa mbetet të shihet se a do të bëjë një gjë të tillë ditëve që do të vijnë.
Ndërkaq, i pari që filloi talljet dhe ironizimin me Gazmend Gjonbalaj ka qenë publicisti Valon Syla, i cili i kërkoi atij që ta mbante premtimin që e bëri.

Ndyrshe, në zgjedhjet e 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit doli e para, pasuar nga ajo LDK e Isa Mustafës.

Pas gati 4 muaj mosmarrëveshje e ngecje, dy partitë të dielën që lam pas zyrtarizuan koalicionin me nga 6 ministri secila, VV Kryeministrin, LDK parlamentarin, si dhe 3 ministri tek komunitetet pakicë, duke formuar qeverinë vetëm një ditë më vonë, të hënën më 3 shkurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit