Këtë të shtunë Adriana Matoshit është befasuar në mënyrën më të bukur nga partneri, futbollisti afrikan Keith Groeneveld.
Ai e kishte thirrur në “Dua të të bëj të lumtur”, ku përpos dedikimit të veçantë i rikrijoi në studio momentet e takimit të tyre të parë.
Po ashtu, Keith i dhuroi një varëse me rreth për të cilën u shpreh “Loçkë, ti e di që unë të dua prandaj dua të të jap këtë dhuratë.
Është një varëse me rreth.
Ky rreth rrotullohet e rrotullohet dhe nuk mbaron kurrë.
Zemër, kjo është dashuria ime për ty.
Nuk do të mbarojë kurrë”, i tha ai.
Prisni se ka edhe më!
Futbollisti i dedikoi dhe një këngë live Adrianës, duke e quajtur “mbretëreshë” dhe “gjithçka”.
Gjithë këto surpriza e përloten aktoren.