10.4 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Gjon Muharremaj me performancë të jashtëzakonshme në skenën e Eurovisionit (VIDEO)

Rekomandime

Këngëtari shqiptar, Gjon Muharremaj, sapo ka performuar në skenën e finales së festivalit më të madh të këngës “Eurovision”.

Gjoni e përfaqëson shtetin e Zvicrës me këngën “Tout l’Univers”, njofton Klan Kosova. Ai në fund të perfomancës së tij ka marrë duartrokitje dhe mbështetje të madhe nga publiku.

- Advertisement -

Gjon Muharremaj, emri artistik i të cilit është Gjonis’tears, është djaloshi 22 vjeçar me prejardhje shqiptare me prindër nga Kosova dhe Shqipëria të cilët jetojnë në Zvicër dhe që njëherësh e përfaqëson të njëjtin shtet në Eurovisionin e këtij viti, me këngën ‘Tout l’Univers’.

Fuqia e interpretimit dhe zëri shumë melodik i tij në këtë numër të Eurosongut ka ngritur në këmbë publikun, teksa nuk është anashkaluar mbështetja për të edhe nëpër rrjetet sociale, shkruan Klan Kosova.

Të fascinuar me perfomancën e tij kanë qenë edhe artistët shqiptarë siç është Aurela Gaçe e cila në profilin zyrtar të saj në Facebook ka postuar videon e këngëtarit duke ia bashkëngjitur edhe një status në të cilin thuhej se edhe ajo do ta votonte këngëtarin.

- Advertisement -

”Atëherë, unë nga Shqipëria mund ta votoj një shtet tjetër dhe votoj shqiptar që jeton në Zvicër. Talent, talent, talent @gjons.tears, Nr. 16”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, nata e madhe filane e Eurovisionit do të mbahet sonte ku listës përveç Shqipërisë dhe Zvicrës, i shtohen edhe vendi pritës Hollanda dhe pesë shtetet e mëdha: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit