14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Përlotet Vasfija në Kuvend: Shteti nuk na ka ndihmuar asgjë, merreni me seriozitet për të luftuar drejtësinë

Rekomandime

Me rastin e Ditës së Gruas, Kuvendi i Kosovës ka organizuar seancë të veçantë, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj seance, prezente ishte edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është viktimë e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, shkruan Reporteri.net

- Advertisement -

Kjo e fundit në fjalimin e mbajtur para deputetëve të Kosovës, në Kuvend, tha se është turp për shtetin e për shoqërinë se me çka po na viktimizoni neve vajzave e grave të cilat kanë qenë pjesë e kësaj torture.

“Duhet me ju ardhë turp gjithë shoqerise se me çka po na viktimizoni neve. Ne po dëshirojmë0 me na mbeshtetë shteti, se çka na ka ndodhë neve ka qenë krim i luftës e ju nuk ishit aty me na mbrojt”, ka thënë Krasniqi-Goodman.

Ndryshe, Vasfija tha se kishte ndëgjuar edhe fjalë se kinse ajo e ka më të lehtë për shkak se bashkëshorti i saj është amerikan, por është vëllau i saj që ballafaqohet çdo ditë me lajme të tilla.

- Advertisement -

“Po me të vërtet e kam burrin amerikan sepse më ka përkrahur në gjithçka, por mos harroni se vllau im është këtu qe ballafaqohet me gjithçka.

Ndërsa me lot në sy iu drejtohet deputetëve e shtetit, duke i kërkuar që t’iu ndihmojnë të gjitha viktimave të dhunës seksuale, teksa thotë se qe 20 vite shteti nuk na ka dalë në ndihmë por vullneti dhe dëshira e Vasfijes për drejtësi nuk do të ndalet kurrë.

- Advertisement -

“Duheni të ndryshoni se qe 20 boll ju kemi duru, se nuk ju falem me tepër. Ju lutem t’i merrni me seriozitet rastet e dhunimit te luftës, dënimet e të gjitha çka kanë të bëjnë për të luftar gjithmonë drejtësi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit