Kandidati i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqytetin do ta fitoj pa balotazh në zgjedhjet e tetorit.
“Prishtinën e fitojmë pa balotazh. Besoj se ne mundemi dhe duhet të punojmë, Prishtina nuk ka kohë për balotazh. Është për të mirën e Prishtinës që ta fitojmë besimin e qytetarëve të Prishtinës dhe ta fitojmë pa balotazh”, tha Rama në Kanal10.
Ai ka thënë se garanton fitoren në Prishtinë.
“Unë e përfaqësojë LDK-në, garantojmë fitoren. Jemi në avantazh, sondazhet po tregojnë këtë”, tha ai.
Kujtojmë se kundërkandidatë të Ramës për të parin e Prishtinës janë: Arben Vitia nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga PDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Gëzim Mehmeti nga AKR.