LDK-ja deklarohet kundër kredisë për skemat sociale

0
161
Kryeministri Hoti, gjatë një adresimi në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Kuvendit po diskutojnë për projektin për përmirësimin e sistemit të skemës sociale me kredi prej 47 milionë eurosh.Kjo marrëveshje për kredi është ndërmjet ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë, synon sipas ministrit Hekuran Murati që të bëhet një pilotim për të testuar skema sociale.

Avdullah Hoti, nga LDK-ja, ka kritikuar ministrin Murati, me ç’rast ka thënë se në të kaluarën qeveritë kanë marrë kredi për investime kapitale, ndërkaq tani për skema sociale.

Tutje, Hoti ka bërë të ditur se LDK-ja nuk e përkrah këtë Projektligj.