“Kamishi” përplaset me Haxhiun, ndërhyn Konjufca: A mundesh me ma lanë të qetë deputetin?

0
311

Ka nisur me polemika seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, mori fjalën dhe nisi të kritikojë qeverinë Kurti për premtimet e papërmbushura dhe rritjen e çmimeve në vend, shkruan lajmi.net transmeton Kosova ime.

Në ato momente, atij i ndërhyu edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjë që shkaktoi nervozizëm tek Haxhiu.

Ky i fundit, iu drejtua ministres duke i thënë të jetë më e kulturuar.E kjo situatë shkaktoi reagimin e Konjufcës.“Zonja ministre a munesh me ma lanë deputetin të qetë?”, tha Konjufca.