6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Përparim Rama e Shaqir Totaj gati dy muaj pasi fituan zgjedhjet “bllokohen” tek drejtorët

Rekomandime

Kanë kaluar thuajse dy muaj që kur Përparim Rama e Shaqir Totaj i fituan zgjedhjet në Prishtinë, gjegjësisht në Prizren, dhe ende nuk arritën t’i kompletojnë kabinetet e tyre, raporton Gazeta Blic.

Derisa Përparim Rama i LDK-së ka arritur edhe koalicion të “madh” me PDK-në, ndërkohë Totaj nuk ka arritur ta bind partinë e Abdixhikut për bashkëqeverisje në Prizren.Gazeta Blic merr vesh se Totaj ka probleme të brendshme partiake, që individë dhe grupe të PDK-së po synojnë pozita ekzekutive.

- Advertisement -

”Disa prej tyre kanë problem me ligjin, e disa grupe kanë kërkesa të cilat Totaj nuk po i pranon”, thonë burimet e Gazeta Blic.Pika më e ndjeshme është Drejtoria e Shërbimeve Publike.”Totaj ende s’ka arritur pajtueshmërinë brendapartiake sidomos për Drejtorinë e Shërbimeve Publike, që konsiderohet më e rëndësishmja”, tha ky burim.

Ndërkohë, AAK dhe Nisma do t’i marrin nga tri drejtori.Derisa në Prizren ende nuk ka emra konkret për drejtor, në Prishtinë janë lakuar disa emra.

Në mesin e tyre, janë edhe figura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Madje edhe ish-deputetë.Ali Hertica, Florian Dushi, Doruntinë Maloku, Izet Sadiku, Krenar Xhaferi dhe Fadil Aliu, janë emrat që LDK, është duke i diskutuar për t’i emëruar në udhëheqje të dikastereve në kuadër të Komunës së Prishtinës.

- Advertisement -

Këta emra janë negociuar mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.Ditëve të vijim pritet që të vendoset përfundimisht për emrat e përveçëm që do të emërohen drejtorë nga radhët e LDK-së.Në anën tjetër, pesë drejtori në kuadër të Komunës së Prishtinës, nuk do të udhëhiqen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Kjo pasi që në lidhjen e koalicionit me PDK-në, pesë drejtori dhe nënkryetari, do t’i takojnë partisë që udhëhiqet nga Memli Krasniqi.

Gjatë të mërkurës, në marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së, kryesues i Kuvendit komunal në Prishtinë, u zgjodh Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Kupina ishte asambleisti më i votuar nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e 14 nëntorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit