1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

PërpIasen deputetja e ministrja, Blerta Deliu i thotë Albulena Haxhiut të dalë jashtë nga seanca

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu është përpIasur me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga distanca në seancën e Kuvendit.

Deputetja Deliu ka kërkuar fjalën sërish nga kryetari Konjufca, pasi ministrja Haxhiu ia ka përmendur emrin në fjalimin e saj, por Konjufca ka refuzuar.

- Advertisement -

“Kryetar ma jep fjalën, emrin ma ka përmend”, ka thënë Deliu.

Por Konjufca ka refuzuar t’ia jap fjalën

“Blerta, mos e tepro allahile, mos të lutem”, tha ai.

- Advertisement -

Nga distanca, ministrja Haxhiu i ka reaguar Deliut e kjo e fundit i ka kërkuar të mos i flas por të dalë jashtë.

“Mos më fol, hiç mos fol dil jashtë”, i ka thënë Deliu ministres Haxhiu.

- Advertisement -

Pas kësaj, Haxhiu i ka kërkuar deputetes së PDK-së që të dalë në konferencë për media nëse do të flasë.

“Dil në konferencë për media arsyetohu”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit