8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pas suImit në Vjenë, reagon Albin Kurti

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas suImit të një dite më parë në Vjenë të Austrisë.

Në reagimin e tij, Kurti përmend dy suImet e ditëve më parë, atë në Gjermani dhe në Nicë të Francës, teksa thotë se “suImet të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona”.

- Advertisement -

Pas suImeve në Dresden të Gjermanisë ku u vra një e një tjetër u lëndua rëndë dhe në Paris e Nicë të Francës ku u vr.anë njëherë një e pastaj tre, edhe Vjena përjetoi një akt famëkeq.

SuIme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona.

Të bashkuar e në solidaritet qëndrojmë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë”, ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit