14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Vulini mohon gjenocidin në Srebrenicë, akuzon Ramush Haradinajn për eliminim të dëshmitarëve

Rekomandime

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid.

Sipas tij, Serbia duhet dhe ka të drejtë të nxjerr të vërtetën dhe se ajo respekton të drejtën ndërkombëtare, ndërkohë nuk e pranon se Ramush Haradinaj është i pafajshëm, duke e akuzuar se ka eliminuar dëshmitarët dhe se askush nuk është përgjigjur për rastin e “Shtëpisë së verdhë” dhe “Stuhisë”.

- Advertisement -

“Kam të drejtë të them se nuk mund të kuptojë se Naser Oriç nuk ndodhet në burg dhe nuk mund të kuptojë që askush mos të vij në Bratunac, po ashtu nuk mund të pranoj se Ramush Haradinaj është njeri i pafajshëm, jo se është i pafajshëm, por sepse ka eliminuar të gjithë dëshmitarët e tij në gjykim. Sikurse që askush nuk është akuzuar e përgjigjur për rastin e ‘Shtëpisë së verdhë” dhe atë “Stuhia”, ka thënë ministri Vulun.

Ai ka insistuar se në Srebrenicë nuk ka pasur asnjë gjenocid dhe se secili ka të drejtë të shprehet dhe të thotë hapur atë.

“Mund të ma ndaloni këtë në ndonjë regjim autoritar dhe të më paditni për këtë dhe të arrestoni e futni në burg si gazetarin e Tanjugut, sepse nuk mendon njëjtë si Komshiç. Por në Bosnje dhe Hercegovinë ka shumë që nuk mendojnë si Komshiç, si për shembull 1 milion serbë që jetojnë atje”, tha Vulin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit