5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

PërpIasen në distancë Abazoviqi dhe Vulini, përmendet Kosova dhe “Shqipëria e Madhe”

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha në një intervistë me “Nova S” se deklaratat e Vulinit për “botën serbe” ishin të rrezikshme.

Abazoviq tha se “ne nuk kemi nevojë për botën serbe, por botën evropiane”. Në kundërpërgjigje, Vulin e përmendi “Shqipërinë e Madhe”.

- Advertisement -

“Unë nuk e di se si “Shqipëria e Madhe” përshtatet në “botën evropiane”, dhe s’e di edhe më hiç nëse në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian Ballkani shihet si pjesë e BE-së, dhe veçanërisht nuk e di se si do të na duhen edhe shumë dekada për ta zbuluar”, tha Vulin.

Ai tha se Abazoviqi duhet të mos e njihte shtetin e Kosovës, sepse “Serbia nuk kërkon asnjë centimetër të Malit të Zi”.

“Unë e di se kush betohet për pandryshueshmërinë e kufijve në Ballkan, ai së pari duhet ta njohë sovranitetin e Serbisë dhe të mos e njohë shtetin e rremë të Kosovës. Serbia nuk kërkon asnjë centimetër të Malit të Zi, kështu që Dritani nuk duhet ta marrë 13% të territorit të Serbisë”, deklaroi Vulin.

- Advertisement -

“Kush nuk e ka problem “Shqipëria e Madhe”, e shqetëson “bota serbe””, theksoi ministri serb, i cili njihet edhe për gjuhën e tij fyese ndaj shqiptarëve.

Duke komentuar deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, për krijimin e botës serbe, Abazoviq deklaroi se “ne nuk kemi nevojë për botën serbe, por botën evropiane”.

- Advertisement -

“Unë i kam kritikuar deklaratat e tilla disa herë. Kam frikë se ne u japim atyre shumë rëndësi, edhe pse ato me të vërtetë duken të rrezikshme. Kur i japim diçkaje joserioze rëndësi të madhe, atëherë me të vërtetë bëhet shumë më e madhe seç duhet”, tha Abazoviq për “Nova S”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit