3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Përplasja e dytë brenda 72 orëve, a po shkon drejt fundit koalicioni LDK-NISMA

Rekomandime

Duket se kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, nuk po i shkojnë punët mirë me Nismën e Fatmir Limajt. Dy ministrat nga radhët e kësaj partie brenda pak ditësh kanë drejtuar kritika në drejtim të shefit të koalicionit, derisa ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, sot edhe e ka lëshuar mbledhjen e Qeverisë në shenjë proteste.

- Advertisement -

Para tre ditësh, ka qenë edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, kishte kritikuar Hotin se nuk kanë përfshirë në agjendën legjislative të Qeverisë disa propozime të partisë.

Për këtë arsye ai ka thënë se me bashkëpartiakët e tij të Nismës në Qeveri nuk e kanë votuar kornizën buxhetore.

“Unë bashkërisht edhe me kolegët e mi në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e nismës nuk e kemi votuar këtë kornizë për faktin se në këtë dokument i cili është dokumenti kryesor sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë. Bëhet fjalë për reformën pencionale, ligjin për pushimin e lehonisë, ligjin e punës dhe çështje të tjera të cilat ne i kemi iniciuar në kuadër të agjendës legjislative dhe pikërisht për këtë për shkak të mosakomodimit nuk e kemi votuar. Ne kemi kërkuar që të gjendet një hapësirë e akomodimit të këtyre nismave ligjore në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, e cila pastaj i hap rrugë draftimit të tyre”, kishte thënë Reçica, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

NISMA është përfshirë në koalicion pas prishjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje LDK-Vetëvendosje. Në koalicion është edhe AAK’ja e Haradinajt, parti e cila në vazhdimësi ka përmendur mundësinë e daljes nga koalicioni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit