2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Përplasje mes LDK-së dhe Nismës, ministri Veseli e lëshon mbledhjen e Qeverisë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para fillimit të mbledhjes se qeverise ka komentuar raportin e BE-së për Kosovën.

- Advertisement -

Ai tha se në shumicën e fushave është bërë progres.

“Në shumicën e fushave është bërë progres në procesin e integrimeve evropiane. Atë që e shoh pozitive që komisioni evropian nxjerr në pah se Kosova vazhdon ti mbajë të plotësuar kriteret për liberalizim të vizave. Unë sot veç kam filluar takimet, sot i kam takuar të drejtësisë. Atë që do të bëjmë ne si qeveri do të përgatisim për secilën fushë plan veprimi për adresimin e çështjeve të adresuara në këtë raport”, tha ai.

Në rend të ditës Qeveria e Kosovës e kishte vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Shpk”.

- Advertisement -

Këtë pikë të rendit të ditës ka kërkuar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti që të largohet dhe të diskutohet në mbledhjen e radhës.

Ministri i MTI Vesel Krasniqi, ka kundërshtuar këtë kërkesë duke thënë se gjithçka është në rregull që të votohet sot.

- Advertisement -

Por, kryeministri Avdullah Hoti, tha se nuk bëhet vonë që kjo të votohet në mbledhjen e radhës.

Pas kësaj, ministri i MTI Vesel Krasniqi ka lëshuar mbledhjen.

Kur atij i ka kaluar fjalën kryeministri për të sqaruar pikën e parë të rendit të ditës rreth rregullores për Grupet e Produkteve të cilat janë Subjekt i Mbikëqyrjes Inspektuese, tha se meqë ministri nuk është shtyhet për mbledhjen e radhës, njofton KP.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit