0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përplasjet në LDK: Kush po merr pjesë e kush jo, në takimin që po zhvillohet me VV’në

Rekomandime

Pak më parë ka filluar takimi në mes të dy subjekteve fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, VV’së dhe LDK’së, ajo që bie në sy është mungesa e Vjosa Osmanit në këtë takim, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

VV’ja dhe LDK’ja janë takuar përsëri në përpjekje për ta arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje, por në takim nuk po merr pjesë Vjosa Osmani e cila sot është përplasur me Veliun rreth takimit me Kurtin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë kohës sa po regjistroheshin si deputetë.

Nënkryetari i LDK’së, Veliu ka thënë se bashkëpartiakja e tij nuk mund të thotë se gjithçka ishte rastësi, duke iu referuar deklaratës së saj, e cila tha se me kreun e VV’së, u takuan atje rastësisht.
Në këtë takim, janë prezent, Albin Kurti dhe Besnik Bislimi me anëtarë të tjerë të VV’së, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës është parë kryetari Isa Mustafa, bashkë me dy nënkryetarët, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, pra mungon Vjosa OSmani.

Ndërsa, takimi është ende duke u zhvilluar ku pritet edhe formalisht të zyrtarizohet marrëveshja në mes të VV’së dhe LDK’së.

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës ka njoftuar ditë me parë së me datën 26 dhjetor, do ta thërras seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa siç ka raportuar Gazeta Metro, partitë janë marrë vesh për ndarjet e ministrive dhe postit të Presidentit, dhe do t’i bëjnë publike vetëm pasi të përfundoj formaliteti i kësaj marrëveshje dhe të bëhet i qartë emri i kandidatit për Presidentin e ardhshëm të Kosovës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit