8.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zyrtari shtetëror që shpenzoi mbi 37 mijë euro për dy vjet në udhëtime

Rekomandime

Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, janë ndër shpenzuesit më të mëdhenj sa i përket udhëtimeve zyrtare,transmeton Gazeta Metro.

Drejtori i Drejtoratit për Promovimin e Sektorit Privat për KIESA, Arbër Muhaxheri është shpenzuesi më i madh në këtë ministri, i cili ka bërë mbi 30 udhëtime zyrtare nëpër botë, gjatë dy viteve të fundit.

Në një dokument zyrtar të publikuar nga ‘Lajmi.net’, shuma që ka harxhuar Muhaxheri është rreth 38 euro.
Gjatë vitit 2018, Muhaxheri ia ka harxhuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë 20,594,20 euro.

Ndërsa, s ai përket këtij viti që po lëmë pas, totali shpenzimeve të Muhaxherit për periudhën janar-nëntor 2019, në udhëtime zyrtare, kap shifrën 17,378,90 euro.

- Advertisement -


Gjatë dy viteve shpenzimet e Muhaxhiri arrin një shifër prej 37, 971.1 euro.
Akomodimi në hotele Muhaxherit i ka kushtuar 13,417.5 euro, 11,333.67 i ka shpenzuar në dreka e darka, për bileta 9,944.98, shpenzime të tjera 2,997.75.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit