-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Përse s’reagon Pandeli Majko e socialistët e tjerë për Kosovën?

Rekomandime

Edi Rama ka ofenduar të gjithë drejtuesit politikë të Kosovës për ti bërë qejfin Aleksandër Vuçiç. Madje është tallur me secilin prej tyre duke i ngulur njëkohësisht thikën pas shpine pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Pandeli Majko i fshehur në kolltukun që i ka dhuruar Rama ka qëndruar gojëmbyllur. Por edhe socialistë të tjerë që në poste të ndryshme kanë dhënë kontribut për pavarësinë e Kosovës po ashtu kanë heshtur???!!

Rama e cilësuar Thaçin hipokrit, Ramushin budalla dhe Kurtin leninist, dhe Pandeli Majko s’ka reaguar për asnjë nga aleatët kosovarë me të cilët ka bashkëpunuar më pare dhe është mburrur se i ka miq.

Madje Rama, para disa kohësh ka shkuar edhe më larg duke konsideruar ‘gomarë’ çdo lider kosovarë që nuk bie dakord me Vuçiç për shkëmbimin e territoreve që ndryshe do të thotë për të cenuar pavarësinë e Kosovës dhe pra Majko ka heshtur.

- Advertisement -

Madje për cilësimin e Ramës për ‘lenistin Albin Kurti’ s’ka reaguar as marksisti Servet Pëllumbi të cilit Rama ja ka mbyllur gojën duke i hedhur një kockë për djalin e tij.

Rama i ka ngulur thikën pas shpine pavarësisë së Kosovës e integrimit të saj në BE me projektin e Mini-Shengenit të Rama-Vuçiç, që pasi atë të ndarjes së Kosovës, që e largon edhe Kosovën edhe Shqipërinë nga BE dhe i vendos ato nën kontrollin e Serbisë.

- Advertisement -

Dhe Pandeli Majko përsëri s’ka thënë edhe një gjysmë fjale sikur të ishte memec. Por nuk kanë artikuluar asnjë qëndrim as socialistë të tjerë, vjetër e të rinj që kanë mbajtur dhe mbajnë poste të rëndësishme në PS se për Rilindjen që kontrollohet nga Rama as që bëhet fjalë se të gjithë janë memecë përballë tij.

Rama është gjatë këtyre dy ditëve njeriu më i urryer në Kosovë për shkak të qëndrimeve proserbe e antikosovare, duke bashkuar qëndrimin e tij me atë të Vuçiç për viktimat e regjimit të Millosheviçit.

Urrejtja ka arritur në ato përmasa sa t’i kërkohet nga qytetarët kosovarë autoriteteve ta shpallin Ramën ‘non grata’. Pandeli Majko që është hequr si një dashamirës e kosovarëve përsëri ka heshtur dhe s’ka thënë asnjë fjalë qoftë edhe qetësuese për vëllezërit kosovarë për të cilët sa herë ka pasur nevojë për mbështetje s’ka munguar të thotë diçka qoftë edhe mbroçkulla.

Por as edhe nga lidershipi socialist, jo ai I Rilindjes, askush s?‘ka pasur guxim të reagojë ndaj sjelljes së pashembullt të Ramës.

Si shpjegohet kjo sjellje ndaj kësaj sjellje të Ramës? Ka dy mënyra për ta shpjeguar. Ose në thelb të gjithë janë në linjë me Ramën pra mbështesin qëndrimet enveriste për Kosovën e kosovarët. Ose Rama ju ka mbyllur gojën e janë kthyer në kukulla memece që as për Kosovën nuk kanë guxim të flasin.

Përfundimi është i qartë për të gjithë kosovarët: Pandeli Majko dhe shokët e tij socialistë duket se miratojnë me heshtjen e tyre qëndrimet antikosovare të Ramës e Vuçiçit, i cili për të mbajtur pushtetin vepron njëlloj si Enveri me Dushan Mugoshën

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit