1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përse Ukraina nuk po e sulmon autokolonën e Rusisë, e vendosur shumë pak kilometra larg Kievit dhe prej orësh pa lëvizur

Rekomandime

Autokolona ushtarake ruse e gjatë më shumë se 40 milje është vendosur vetëm pak kilometra larg Kievit, por siç njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes, prej orësh nuk ka asnjë lëvizje drejt kryeqytetit ukrainas.

- Advertisement -

Ndalesa e autokolonës ruse është një mundësi mjaft e mirë për ushtrinë ukrainase për t’u hedhur në sulm dhe për të mos e lejuar për të pushtuar Kievin, por përse nuk sulmojnë ukrainasit?

Edhe pse nuk ka një shpjegim nga zyrtarët ukrainas apo nga ekspertët, por këto mund të jenë disa nga arsyet:

1- Nuk ka mjaftueshëm fuqi ajrore

- Advertisement -

Synimi i ushtrisë ruse sapo hynë në Ukrainë ishte shkatërrimi i bazave ajrore, për të mos e lejuar ushtrinë ukrainase të kundërpërgjigjet. Gjithashtu zyrtarët rusë kanë bërë me dije se kanë shkatërruar sistemin anti-raketor të Ukrainës, duke e bërë më të lehtë mësymjen e tyre. Dronët e blerë nga Turqia kanë funksionuar mjaft mirë për Ukrainën deri më tani, pasi kanë shkatërruar disa tanke dhe mjete të tjera luftarake, por janë në një disavantazh shumë të madh me fuqinë ajrore të Rusisë.

Pavarësisht se Ministri ukrainas i Mbrojtjes në deklaratat e tij ka konfirmuar se ushtria e Ukrainës ka shkatërruar disa avionë rusë, Rusia ka mjaft mjete ajrore për të pushtuar Ukrainën në pak ditë, por fatmirësisht deri më tani nuk e kja përdorur fuqinë e plotë të ushtrisë së saj.

- Advertisement -

2- Autokolona ruse ka mbrojtje që do thyente çdo sulm të Ukrainës

Që prej vitit 2008, Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë e tij të investojë shumë të konsiderueshme për fuqizimin e ushtrisë, duke e bërë Rusinë fuqinë e dytë ushtarake në botë, pas SHBA-së. Duke parë gjatësinë rreth 40 milje të autokolonës ruse, mund të imagjinohet se drejt Kievit po hyjnë edhe disa nga armët më të rënda që ka Rusia, pa përfshirë bombat bërthamore, gjë që lë të kuptohet se edhe mbrojtja e kësaj autokolone është në gatishmëri të plotë, duke filluar nga sistemet anti-raketore dhe deri te kundra-tankët.

3- Rusia po e përdor autokolonën si karrem

Autokolona e gjatë e vendosur vetëm pak kilometra larg Kievit mund të jetë një karrem për vendet perëndimore. Presidenti rus Putin ka deklaruar se në rast të ndërhyrjes së shteteve Perëndimore, atëherë ato do të përballen me pasoja të shumta.

Goditja e kësaj autokolone mund të jetë mundësia më e mirë për NATO-n për të asgjësuar shumë mjete të ushtrisë ruse, por diçka e tillë do të thoshte fillimin e Luftës së Tretë Botërore, diçka që Putin mbase po e pret me shumë dëshirë.

A mund të jetë një karrem për Perëndimin? Vetëm Putin mund të përgjigjet!

4- Ukraina po përgatit mbrojtjen në kohën dhe momentin e duhur

Ukraina mund të jetë duke e përdorur këtë ndalesë të autokolonës ruse për të përgatitur më mirë mbrojtjen e Kievit, pasi pushtimi i kryeqytetit do të thoshte edhe kapitullimin e shtetit ukrainas dhe qeverisë. Ushtria ukrainase po armatoset çdo ditë me armët e dërguara nga shtetet e BE dhe SHBA, ndaj pritet që rusët të hasin në rezistencë të fortë të ushtrisë ukrainase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit