12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Personit që u shkel nga vetura në Prishtinë, rrugës për në QKUK i gjetet armë

Rekomandime

Rreth orës 20:00 një aksident ka ndodhur në qendër të Prishtinës, saktësisht tek vendi i njohur si Lesna, në afërsi të Katedrales Nënë Tereza.

- Advertisement -

Një shofer ka goditur me veturë një qytetar, i cili edhe ka marrë lëndime të rënda.

Indeksonline mëson se personi që u godit, është rreth 40 vjeç, derisa ekipet e emergjencës e kanë marrë për ta dërguar në QKUK. Por, të njëjtit i është gjetur një armë në brez.

Ndryshe, njësitet e Policisë kanë dalë menjëherë tek vendi i ngjarjes, ku ndodhi aksidenti, dhe po merren me hetimet e mëtejshme, po ashtu po mbajnë rend dhe rregull./Indeksonline

- Advertisement -

FOTO NGA VENDI I NGJARES

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit