-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Përveç dy elementeve konfidenciale, Pfizer i ka dhënë leje qeverisë të shpalos informata për kontratën

Rekomandime

Kompania amerikane Pfizer, i ka dhënë leje Qeverisë së Kosovës që të publikojë informata nga kontrata mes palëve, derisa i ka bërë të qartë që çmimi dhe kriteret negociuese të marrëveshjes janë dy elementet e vetme që duhet të mbeten konfidenciale.

- Advertisement -

Këtë informatë e ka ndarë me publikun sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se këto garanca i ka marrë direkt nga përfaqësuesit e Pfizer, firmës amerikane të prodhimit të vaksinave.

“Për publikun, me datë 5 janar, në komunikim i jam adresuar përfaqësuesve të Pfizer se çfarë mund të ndajmë me publikun dhe përfaqësuesit e Pfizer kanë thënë se është në interes të çdo qeverie se cilat informacione dëshiron t’i sigurojë për publikun. Përfaqësuesit e Pfizer na kanë lejuar që ne kemi një marrëveshje me Pfizer dhe se ju i keni të siguruara 535 mijë vaksina, por ju nuk mund të komunikoni çmimin dhe kriteret negociuese”, ka deklaruar Zemaj.

Zemaj ka thënë se disa ditë pasi u largua nga detyra e ministrit, i erdhi një njoftim nga kompania amerikane Pfizer lidhur me vazhdimin e procesit të negocimit për furnizimin e Kosovës me vaksina.

“Menjëherë në ditët pasuese ka ardhur prapë kërkesa tek unë nga Pfizer, se a mundem të vazhdojmë me nënshkrimin e kontratës, dhe të njëjtën e kam adresuar tek ministri aktual”, ka deklaruar Zemaj në një intervistë në kanalin televiziv ATV.

- Advertisement -

Lidhur me skandalin e ministrit Arben Vitia, të publikuar të premten nga Gazeta Insajderi, Zemaj ka konfirmuar se anashkalimi i afateve të nënshkrimit të kontratës me Pfizer sjell pasoja në procesin e furnizimit me vaksina.

“Natyrisht kjo kontratë ka pasur afate, siç është bërë e ditur se ka qenë 15 prilli, por pse nuk është nënshkruar kontrata, atë mund ta thotë ministri aktual”, ka thënë Zemaj, i cili ka thënë se përmes formës së negocimit Kosova mund të furnizohet me vaksina vetëm në fund të vitit 2021.

- Advertisement -

Ish-ministri i Shëndetësisë ka kritikuar qeverinë Kurti për tentim-marrjen e meritave me rastin e furnizimit me 22 mijë doza të vaksinave nga COVAX.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit