19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Përveç punëtorëve të KEDS dhe KESCO, nga nesër edhe mësimdhënësit në grevë

Rekomandime

Mësimdhënësit në të gjithë vendin nesër do të hyjnë në grevë njëorëshe. Nën organizimin e SBASHK-ut çerdhet do të jenë në grevë nga ora 06:30-7:30, ndërsa shkollat fillore varësisht nga ndërrimet, ora e parë do të jetë grevë, kurse universitetet nga ora 10:00-11:00.

Orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen dhe nëse Qeveria e Kosovës nuk reagon atëherë nga SBASHK-u thonë se i qëndrojnë skenarit për të hyrë në grevë të përgjithshme. Ndër kërkesa të tyre, mësimdhënësit por edhe punëtorët e sektorit publik, kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.

- Advertisement -

Rraham Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka deklaruar për KosovaPress që greva e nesërme është paralajmëruese, ndërsa ka shtuar që më 20 maj do të ketë një protestë të të gjithë punëtorëve të sektorit publik.

Jasharaj ka kërkuar mirëkuptimin nga prindërit, nxënësit dhe studentët për grevën e nesërme. Për prindërit, pati apele që të dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe shkolla me një orë vonesë për hir të sigurisë së nxënësve./kp/

Kryetari i SBASHK-ut u shpreh se nëse Qeveria e Kosovës vazhdon të mos plotësojë kërkesat e tyre edhe pas 20 majit, atëherë do të detyrohen të hyjnë në grevë në deri në realizimin e tyre.

- Advertisement -

“Po them me keqardhje se nëse Qeveria Kurti as pas protestës së 20 majit nuk merr hapa konkret që të ulet e të bisedojë me sindikatat në përpjekje korrekte për të gjetur zgjidhje për kërkesat tona dhe të kolegeve tonë në sektorët tjerë, atëherë pas 20 majit këshilli drejtues, duke analizuar situatën ndoshta do të jetë i obliguar që të sjellë një vendim edhe më të rendë, pra është fjala për grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit, që nënkupton grevë në kohë të pacaktuar, e ajo grevë pastaj do të zgjaste deri në momentin kur Qeveria Kurti do të plotësonte kërkesat tona që janë publike… Uroj që Qeveria Kurti të mos hesht pas 20 majit sepse pastaj do të jemi të shtrënguar të hyjmë në grevën e përgjithshme”, përfundoi Jasharaj.

Kujtojmë se në orët e hershme të mengjesit punëtorët e KEDS/KESCO kanë mbajtur grevë njëorëshe para objektit të kësaj kompanie me kërkesën e vetme ngritjen e pagave në vlerë 100 euro.

- Advertisement -

Kjo grevë do të zhvillohet tri ditë, ku secilën ditë do t’i shtohet një orë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur ElektroKosova “KEDS-KESCO”, Ahmet Hyseni tha se sot greva po mbahen në të gjitha distriktet në Kosovë. Sipas tij, këto greva do të vazhdojnë deri të ditën e premte dhe kërkesë kryesore e tyre është rritja e pagës së punëtorëve për 100 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit