7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Përvjetori i masakrës së Reçakut, asnjë fjalë nga Edi Rama e Lulzim Basha

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ia ka kushtuar asnjë germë përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, ku u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë. Postimet e fundit në Facebook të Ramës kanë të bëjnë me disa realizime të projekteve në Shqipëri, kurse në llogarinë zyrtare në Twitter, Rama sot nuk ka qenë fare aktiv.

- Advertisement -

Njëjtë sikur Rama ka vepruar edhe rivali i tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha. As ky nuk e ka thënë asnjë fjalë për përvjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999.Për masakrën e Reçakut, Edi Rama ishte përplasur me një gazetare në Tiranë në ditën kur po mbahej samiti i ‘Mini-Schengenit Ballkanik”, ku prezent ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pak ditë më përpara kishte thënë se masakra e Reçakut ishte trillim.

Gazetarja ia kishte përmendur Ramës gjenocidin dhe krimet e Serbisë, derisa Rama i kishte thënë asaj se po bënte pyetje patetike. Ndryshe nga Rama, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ishte për homazhe në Reçak së bashku me presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Kurse, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke kujtuar masakrën e Reçakut, ka thënë se “njëzet e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë“.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit