3.7 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pesë marrëveshjet që u votuan sot në Kuvend ia sjellin Kosovës rreth 50 milionë euro

Rekomandime

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot pesë marrëveshje ndërkombëtare financiare që do të ia sjellin Kosovës rreth 50 milionë euro, raporton Express.

- Advertisement -

Deputëtët që votuan pro këtyre marrëveshjeve i ka përgëzuar edhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Sipas saj, këto pesë marrëveshje do të shtyjnë përpara procesin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit dhe do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan: Projektligjin për ratifikimin e ​Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian “Dogana 2020”, si dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian “Fiskalis 2020”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit